Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e gjithë vendit, MPB-ja ka evidentuar gjithsej 673 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse, njofton MIA.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot në profilin e tij në Facebook shkroi se në territorin e gjithë vendit, sipas të dhënave, 91 personave u është dhënë vendimi për izolim dhe 78 persona të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e efektivëve të policisë janë kryer kontrolle tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë person i cili nuk ka respektuar këto masa.

“Ministria e Punëve të Brendshme edhe më tej vazhdon të ndërmerr masa dhe aktivitete të domosdoshme që kanë të bëjnë me respektim të masave qeveritare, e që janë në drejtim të menaxhimit me pandeminë e koroavirusit”, shkroi Çulev në Facebook.