Sot, Këshilli gjyqësor e shkarkoi gjyqtaren Tatjana Mihajllova për shkak të punës joprofesionale. Emri i saj nuk u njoftua zyrtarisht, ndërsa kryetari i Këshillit, Kiro Zdravev, deklaroi se kishte të bëjë me punë joprofesionale dhe abuzim të sistemit AKMIS, transmeton Portalb.mk.

TV 24 informoi të dielën se ish ushtruesja e detyrës kryetare e Gjykatës penale po përballej me shkarkim për shkak të abuzimit me orarin e saj të gjyqtarëve të cilin ajo e ka bërë, gjegjësisht ka bërë lëndë kundërvajtëse u ka ndarë gjyqtarëve e “që nuk i kanë pëlqyer asaj”. Pas vendimit të saj, tetë gjyqtarë paraqitën ankesa në Gjykatën Supreme, të cilat u pranuan, ndërsa Mihajllova dha dorëheqje nga funksioni u.d. kryetare.

Mihajllova njihet si gjykatëse r cila ndaloi përdorimin e bombave si provë në procedurat e PSP-së dhe ishte gjyqtare kryesore në rastin “Shuplaka në Qendër”.

Gjithashtu, Mihajllova gjobiti një herë Katica Janevën dhe Fatime Fetain në sallën e gjyqit me nga 2.000 euro secilën.

Emri i saj u përmend në gjykimin kundër Vlladimir Pançevskit, një nëpunëse e lartë dëshmoi se Pançevski, si kryetar i Gjykatës, i kishte shkruar me dorë emrin e saj në një nga çështjet e mëdha dhe më të njohura që ajo duhej ta gjykonte.

Përkundër vendimit të Këshillit gjyqësor, Mihajllova ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme.