Gjykatësi në procedurën paraprake përcaktoi paraburgim për të gjithë 6 personat në aksionin e ndërmarrë nga MPB-ja dhe Agjencinë Amerikane për luftë kundër lëndëve narkotike – DEA. Informacionin për Sakam da Kazam e ka konfirmuar prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Të gjashtë dje u dërguan para gjykatës në procedurën paraprake në Gjykatën themelore penale në Shkup. Të gjithëve ju është shqiptuar masa paraburgim nga 30 ditë për shkak të rrezikut për ikje nga vendi, ndikim te dëshmitarët dhe shkatërrim i dëshmive. Në këtë aksion janë gjetur 200 kilogram marihuanë, me vlerë prej 800 mijë eurove.

Mes të paraburgosurve janë edhe të dyshuarit për organizator të grupës, D.J nga Strumnica dhe A.U. nga Shkupi, i cili është shofer dhe sigurim i Trajçe Zaev, familjar i kryeministrit Zoran Zaev, si dhe mik i komandantit të SPB-së në Prilep, Kire Spirovski, nga koha kur kanë qenë në njësitin special “Ujqërit”. Për aksionin e dinin një numër i vogël i njerëzve, thonë burimet e SDK-së në MPB.

Trajçe Zaev, i cili është pronar i kompanive për prodhim të kanabisit mjekësorë, sot përmes një postimi në “Fejsbuk” ka demantuar se i punësuari i atij është i burgosur në këtë aksion dhe se kombi i kapur me të cilin është transportuar marihuana ka lidhje me kompanitë e tija, ndërkaq ka partia opozitare VMRO-DPMNE tash dy ditë kërkon nga qeveria që të pranoje apo demantojë.

“Automjeti i përmendur në aksionin e MPB-së nuk është në pronësi të firmave të Zaevi. Asnjë nga të burgosurit nuk është i punësuar në asnjërën firmë të familjes Zaevi. Unë jam në udhëtim zyrtar nga 23 marsi në Arabi me qëllim të zgjerimit të punës të kompanive tona, duke hapur dyer për produktet tona maqedonase dhe lidhja e kontratave me partnerë të ri për bashkëpunim” ka shkruar Trajce Zaev në Fejsbuk.

D.J dhe A.U. me muaj janë përgjuar nën dyshimin se janë organizator të tregtisë me marihuanë nga plantacione të regjistruara për prodhimin dhe rritjen e kësaj bime për përdorim mjekësorë.

Në paraburgim është i gjithë grupi kriminal i organizuar: D.J.(35) nga Strumnica, A.U. (45) nga Shkupi, M.Z. (29) nga Kumanova, M.S. (36) nga Manastiri, K.S.(46) nga Prilepi, G.K. (25) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike, substancave psikotrope”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së.