Ministria e Punëve të Brendshme ka ashpërsuar masat gjatë patrullimeve policore në komunikacion. Vetëm gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka shqiptuar gjithsej 870 shkelje kundër personave që nuk kanë mbajtur maskë për mbrojtje nga virusi korona, përcjell INA.

Përkundër kësaj, qytetarët nuk janë të vëmendshëm. Shumë kafene dhe biznese të vogla tolerojnë konsumatorin të hyjë pa maskë mbrojtëse.
MPB përsërit apelet e përditshme ndaj qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.