Marrëdhënia e Rob Kardashian me Blac Chyna me sa duket po shkon drejt fundit.

Llogaria në Instagram e Chyna’s është hakuar dhe janë publikuar disa biseda të saj me miqtë e mirë dhe burra të panjohur duke thënë se ajo po planifikon ta lërë Rob duke e quajtur atë “dembel” dhe “të pasigurt”, transmeton Klan Kosova.

Rob pastaj doli në po këtë rrjet social me dy poste shumë të gjata duke thënë se ai është plotësisht “zemërthyer” për shkak se Chyna e ka lënë atë dhe e mori edhe vajzën e tyre njëmuajshe me vete.