Bayern Munich fitoi 3:1 në ‘Signal Iduna Park’ ndaj Borussia Dortmundit.

Kampionët e fituan më lehtë se sa është pritur përballjen ndaj rivalëve të Dortmundit në kuadër të xhiros së 11-të të Bundesligës.

Në këtë fitore të Bayernit anësori holandez, Arjen Robben, vendosi dy rekorde.

Robben është bërë futbollisti më i suksesshëm holandez në Bundesligë, duke shënuar golin e tretë në këtë ligë, e duke lënë pas bashkëvendësin tij Willy Lippens.

Holandezi po ashtu u bë futbollisti i huaj me më së shumti gola në Bundesligë, duke lënë pas ish sulmuesin e Bayernit, Giovane Elber.