Enver Robelli

Le të mbetet e shkruar: zëvendëskryeministri i Maqedonisë sapo tha në «Top Channel» se «mini-Schengeni» është një nismë e paqartë, një nismë në tentativë. Pra, Maqedonia paskësh rezerva ndaj kësaj nisme, Mali i Zi po se po, Bosnjë-Hercegovina gjithashtu. Nuk qenka vetëm Kosova skeptike. «Mini-Schengeni» është nismë kryekëput serbe. Kryeministri shqiptar dhe ai maqedonas shtiren sikur po i bashkohen kësaj nisme që të duken si bashkëpunues e proeuropianë me shpresën se në Samitin e Zagrebit në maj 2020 presidenti francez Macron do të lëshojë pe sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas Samitit të Zagrebit «mini-Schengeni» ka gjasa të varroset në varrezat e viganëve të kombit në Beograd