I ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”, Robert Berisha ka konfirmuar thashethemet që po qarkullojnë nëpër portal muajt e fundit.

labi

Vëllai i tij, Patrisi, është në një marrëdhënie me Tunën, për të gjithë ata që dyshojnë. Gjithçka filloi kur gjatë bisedës së tyre Labi e ngacmoi Robertin me këto fjalë: “Ti mund të bësh një duet edhe me Tunën, tani që është nuse e shtëpisë”. Edhe Roberti pa nguaruar i është përgjigjur: “Po, do të ishte interesante, edhe Patrisi me tarabukë”, duke konfirmuar marrdhënin e tyre, që deri më tani ishte e konfirmuar vetëm nga burime të panjohura afër çiftit.

Ndërsa kur Labi këmbënguli për të zbuluar detaje edhe për shtatzëninë e shumëpërfolur, Roberti i sugjeroi t’i ftojë në emision të dy për të folur mbi të. Gjithashtu shtoi se ai është bërë edhe më herët xhaxha, duke e përshkruar këtë ndjesi si të veçantë.

Përsa i përket marrëdhënies mes Tunës dhe Norës, ai zbuloi se ato kanë qenë shoqe prej shumë vitesh dhe kanë ruajtur raportet e mira, sidomos tani që ajo është me Patrisin.