Një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it, jo vetëm për arritjet artistike, por edhe për marrëdhënien e tyre të gjatë si çift, kohët e fundit kanë pushtuar sërish faqet e shtypit rozë. Para dhe pas lindjes së vajzës së tyre Renee, nuk kanë qenë të pakta lajmet që janë shkruar për një krizë martese mes Robertit dhe Norës. Megjithatë, një ndër lajmet që bëri bujë mediatike disa muaj më parë ishte edhe një vajzë jashtë martese e Robertit. Dyshimet u shtuan edhe pas një fotoje të Robertit me vajzën në krahë.

I ftuar këtë fundjavë në programin “Elite Zone”, Robert Berisha nuk e ka shmangur pyetjen për thashethemet që e kanë vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit:

Ato janë disa muhabete para shumë viteve. Unë, si shumë personazhe të tjera publike, kam pasur të tilla provokime: “Unë kam fëmijë me ty, unë kam fëmijë me ty… “

Dhe pyetjes a është e vërtetë se ka një vajzë jashtë martese, Roberti i përgjigjet shkurt: “Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë. Ato janë muhabete që ndoshta dikush i di më mirë se unë, por me sa di unë, nuk është fëmija im…. “

Kështu, Roberti i mbyll të gjitha gojët e liga dhe thashethemet për një fëmijë.

Ndiqni videon në minutën e 25.10.