Ministri pa portofol Robert Papovski është gazetar, i cili në funksionin e ri vjen nga pozicioni këshilltar i kryetarit të LSDM-së për komunikime dhe krijim të politikave, në të cilën punon nga viti 2013.
Popovski ka lindur në vitin 1967. Ka diplomuar gazetarinë në Fakultetin Juridik në Shkup. Nga viti 2005 deri në vitin 2010 ka qenë kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa në vitin 2002 është fitues i çmimit “Gazetar i vitit” sipas lexuesve të gazetës Veçer.
Është autor i magazinës politike “X/O”, ka qenë kryeredaktor i televizionit Kanal 5, redaktor në lajmet në televizionin Tellma, si dhe kolumnist në javoren “Denes”. Popovski ka qenë edhe pjesë e magazinës politike “pa titull, por me shkas” që është transmetuar në Televizionin e Maqedonisë, në periudhën e viteve 1996-1997, ndërsa në vitin 1994 dhe 1995 ka qenë kryeredaktor i programit informativ në TV Sitel.
Është i njohur edhe si autor i magazinës politike “Labirinth” në Kanal 5 dhe “Agol” në Tellma, si anëtar i kolegjiumeve themeluese dhe redaktuese të Noma radio, por dhe të Kanalit rinor, Pasditja e së dielës, Mirëmëngjesi Maqedoni, redaktor dhe prezantues i lajmeve në RTVM.
Ka punuar edhe si gazetar në gazetat Veçer dhe Nova Makedonija, ndërsa në biografinë e tij qëndron edhe se ka qenë anëtar i Këshillit nacional për eurointegrime pranë Kuvendit të RM-së.
Flet gjuhën angleze dhe disa gjuhë me prejardhje sllovene nga rajoni i EJL-së.