Pas deklaratës së Presidentit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker se Ballkani Perëndimor duhet integruar në BE që të shmanget përsëritja e viteve të 90-ta, Ish Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompoj nuk përjashton mundësinë e përsëritjes së luftërave civile, për aq gjatë sa ky rajon mbetet jashtë BE-së. “BE-ja është projekt i paqes dhe derisa shtetet e Ish Jugosllavisë të bëhen pjesë e familjes evropiane, në një mënyrë ose tjetër, disa si anëtare, të tjerat përmes marrëveshjeve miqësore, në ato vende mund që sërish të shpërthejë luftë qytetare.”- ka theksuar Rompoj për televizionin, France 24.