Legjenda braziliane Ronaldinho, ka zbuluar se Barcelonës është duke menduar transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho

Ish sulmuesi i Interit ka shkëlqyer që prej transferimit në Liverpool. Që nga kjo formë, shumë skuadra të mëdha kanë kërkuar shërbimet e tij.

“Unë shpresoj se kur të kthehet nga lëndimi Coutinho do të vazhdojë formën që ka qenë  duke e treguar të gjithë sezonin me Liverpoolin”, ka thënë Ronaldinho.

Ronaldinho mendon se Coutinho do ta përmirësonte lojën e Barcelonës.

“Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Evropë këtë sezon dhe unë e di se Coutinho ka shumë admirim në Barcelonë. Teknikisht ai është shumë i mirë. Ai do të përshtatej shumë mirë në filozofisë Barcelonës. “, ka përfunduar Ronaldinho.