Pyetja e përsëritur përsëri dhe përsëri sot në botën e futbollit është: Cristiano Ronaldo apo Messi?

Gjithkush që është i përfshirë në botën e këtij sporti magjik e jqashtëzakonisht popullor duket të jetë i detyruar të zgjedhë mes njërit prej dy lojtarëve. Dhe Buffon, si një nga lojtarët që do të hyjë në histori, nuk mund ta shmangë këtë “provim”. Pak para miqësores Itali-Argjentinë, këtë të premte, portieri italian u vu para pyetjes “Ronaldo apo Messi”. “Duhet të jem mjaft i kujdesshëm me atë që do të them si përgjigje të kësaj pyetjeje, sepse po flasim për dy futbollistë të shkëlqyeshëm”, – tha portieri 40-vjeçar. Por, Buffon u përpoq dhe dha vizionin e tij për secilin lojtar: “Ata janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm. Messi është më i plotë, sepse e fillon angazhimin nga prapa dhe ka cilësi më të larta teknike. Vizioni i tij përshtatet më shumë me atë të një organizatori sesa me atë të një finalizuesi. Cristiano, duke qenë më veteran, u bë një vrasës në zonë. Ai nuk pendohet aq shumë, por brenda zonës shënon me lehtësi”.