Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Cristiano Ronaldo, shpreson që treshja e njohur si BBC, të luajnë përsëri së bashku. 

Portugezi ka folur para ndeshjes gjysmëfinale, rreth formës së Gareth Bale dhe Karim Benzemas.

“Është një garë shumë e rëndësishme për ne. Është kënaqësi të luash pasi këtu luan nëse e fiton Ligën e Kampionëve”.

“E dua skuadrën të kompletuar, jo vetëm me Karimin dhe Gaz”.

“Nuk më pëlqen kur lëndohen, është një shenjë e mirë kur skuadra do të jetë e kompletuar”.

“Do të ishte e jashtëzakonshme nëse BBC do të luante së bashku”, ka thënë Ronaldo.

Bale nuk po arrin ta gjejë formën pas shumë lëndimeve të njëpasnjëshme. /Telegrafi/