Cristiano Ronaldo po arrin të thyej rekorde të pabesueshme në garën më prestigjioze evropiane të futbollit, Ligën e Kampionëve.  Aktualisht Real Madridi ka 498 gola në Ligën e Kampionëve, dhe mban vendin e parë, kurse Barcelona ka 459 gola në vendin e dytë.Bayerni është në vendin e katërt me 415 gola, kurse Manchester United mbyllë vendin e katërt me 350 gola. Ronaldo në këtë statistikë gjendet në vendin e 23-të me 103 gola dhe portugezi ka më shumë gola në histori të Ligës së Kampionëve se dy skuadra të mëdha evropiane.Ndër skuadrat që kanë më pak gola se Ronaldo është edhe PSV në vendin e 24 dhe vet Atletico Madridi që është në vendin e 25-të me 100 gola të shënuar në histori.Pra, Ronaldo ka më shumë gola se Atletico Madridi në historinë e Ligës së Kampionëve.Pikërisht sonte Ronaldo zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madridit në Vicente Calderon ku Reali ka epërsi prej 3-0 nga ndeshja e parë e ku realizoi hettrik superylli portugez.