Rivaliteti i dy futbollistëve më të mirë në botë do të vazhdoj edhe këtë vit.

Dy lojtarët mbetën ende rivalët kryesor për botën e futbollit. Jo vetëm që dy super-lojtarët kanë personalitet të kundërta, ata luajnë edhe për dy skuadrat më të mëdha në botë Real Madrid dhe Barcelona, përcjell Indeksonline

Edhe pse Ronaldo sipas disa parashikimeve është një prej lojtarëve favorit për të fituar Topin e Artë, për shkak të arritjeve të tij me Kombëtaren dhe Real Madridin, statistikat e vitit 2016 flasin për yllin e Argjentinës.

Messi në 45 paraqitje për Barcelonën ka shënuar 44 gola, 25 asiste, 7 karton të verdhë dhe asnjë i kuq. Ndërsa, Ronaldo 37 ndeshje për Real Madridin, 33 gola, 13 asistime, 4 kartonë të verdh dhe asnjë i kuq.

Për kombëtaren e tyre, Messi ka zhvilluar 9 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola, ndërsa ylli portugez, 12 paraqitje dhe 11 gola. Që në total i bijë, Lionel Messi me 54 paraqitje, 51 gola, kurse Ronaldo me 49 paraqitje 44 gola./IndeksOnline/