Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai përfundoi në Manchester United pas zhgënjimit të interesimit nga Juventusi dhe Real Madridi.

32-vjeçari aktualisht luan në kryeqytetin spanjoll, me një transferim rekord në vitin 2009 që e pa atë të transferohet nga Old Trafford në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, ai mund të kishte ardhur gjashtë vjet më parë në Spanjë dhe të kalonte në Torino, një vend tjetër të mundshëm të transferimit të tij.

Ronaldo u ndie i zhgënjyer që nuk u konsiderua nga disa prej klubeve më të mëdha në futbollin botëror, por pranon se vendimi i tij përfundimtar u lëkund nga kontributi i agjentit të tij dhe dëshira për të përmbushur ëndrrën e fëmijërisë.

Duke folur me legjendën e Juventusit, Alessandro Del Piero, pasi mori çmimin e Lojtarit të Vitit në Globe Soccer Awards, fituesi i pesë herë i Topit të Artë tregoi historinë e transferimit te Djajtë e Kuq.

Del Piero duke ia dorëzuar çmimin e Globe Soccer Awards Ronaldos!

“Shumë klube ishin të interesuar për mua. Por, njeriu kryesor si gjithmonë ishte Jorge Mendes. Ai gjithmonë më ka udhëzuar në drejtimin e duhur”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Natyrisht, kujtoj se ai ka folur edhe me Juventusin dhe unë kam qenë i lumtur sepse janë një klub i jashtëzakonshëm”.

“Ai gjithashtu foli edhe me Real Madridin, Manchester Unitedin dhe shumë të tjera, por klubi që më ofroi kushte më të mira ishte Unitedi. Ishte një ëndërr, sepse si fëmijë unë gjithmonë dëshiroja të luaja në Ligën Premier”.

“Unitedi më dha këtë mundësi dhe për këtë unë duhet ta falënderoj Sir Alex Fergusonin dhe padyshim që Jorge më ndihmoi të arrij atje”, përfundoi portugezi.

Për gjashtë vite të kaluara te Unitedi, Ronaldo ka shënuar 118 gola në 292 paraqitje dhe ndihmoi Djajtë të Kuq në tre tituj të Premier Ligës së bashku me një Kupë FA, Kupën e Ligës, Ligën e Kampionëve dhe triumfin e Kupës së Botës për Klub.