‘’A do si kjo’’ si video besoj se është mbyllja më e mirë për vitin që lamë pas duke qenë se secili vit për një njeri ka ulje dhe ngritjet e veta, e vetmja gjë e 2015 që kam pasur për të mirë, kënga ka ecur mirë edhe pse nuk e kam vrarë veten dhe të ju them kolegëve ej më bëni pak support për këngën. Thuhet që është marketing por reklamën të keqe nuk dua, normalisht e dua vëmendjen sic e duan të gjithë por e dua kur e bëj vet kur mendoj se është mirë, ajo skena skishte lidhje fare me ISIS se jam totalisht kundër këtyre gjërave’’, kështu shprehet në fillim të bisedës së saj këngëtarja e njohur Ronela Hajati.

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjed edhe për mospublikimin e projektit ‘’Tiger’’ edhe pse doli trileri i videos  si dhe largimi nga produksioni që bëri Ronela. ‘’Unë ika nga produksioni ku isha, për shkak të keqkuptimeve që patëm atje dhe nuk donin ta nxirnin projektin, kur je i punësuar i menaxhuar apo në varësi të dikujt tjetër nuk janë gjërat në dorën tënde kjo është gjëja më e keqe, cdo artist duhet të kenë rreth vetes njerëz që punojnë për imazhin e artistit e jo të prishësh imazhin, ata nuk donin, ok do bëj aq shumë klipe sa që nuk dua t’i shoh më’’, thotë këngëtarja Hajati duke thënë se në të ardhmen ai klip edhe mund të del, ‘’Unë kam nxjerë në instagram nga kënga edhe ku i dihet mbase edhe del ndoshta pa klip vetëm në versionin audio’’.

Sa i përket jetës private u përfol një lidhje e saj me Young Zerkën të cilin lajm ajo e hedh poshtë. ‘’Ishte lajmi që ka dal në prill për lidhjen me Young Zerkën që nuk figuronte as si ide, kam inat e më besdisin gjëra në ajër e thashetheme që shumica dalin nga zilia. Nuk dua të mendoj kështu se do i jap rëndësi vetes, nuk e di, ka njerëz kaq të poshtër’’, thotë Ronela e cila paralajmëron klipin e ri për këtë fillim vit që do jetë vazhdim i ‘’Malagatës’’ por ketë herë pak më ndryshe. ‘’Projekti më i ri do jetë vazhdimi i Malagatës, kënga nuk do e bëj në Tiranë por si video vetëm. Skenar që do ketë dramë e tragjedi, do lidhet me klipin që kam pasur, nuk do ketë puthje e dashuricka por do ketë përdhunim’’.