Një grup motoristësh kroatë shumica e të cilëve janë veteranë lufte po qëndrojnë në Kosovë.

Pas një mikpritje në Prizren, ata sonte janë mikpritur në një restaurant në Milloshevë.

Pas një darke, ata janë surprizuar nga policët e ROSU-së të Kosovës të cilët janë takuar me ta, duke i falënderuar për vizitën në Kosovë.

Në fund ata janë fotografuar së bashku duke bërë simbolin e shqiponjës.