Bujar Plloshtani

Shoqëria jonë është në kërkim të diçkaje më të përsosur për fatin e mirëqenies socio-ekonomike. Andaj, ne si shoqëri e hapur duket se po priremi më tepër pas mirëqenies dhe rotacionit, sesa ndaj kthimit në gjendjen e mëparshme!
Një popull që reformohet në lëvizje, edhe ekziston!
Mendoj se rotacioni politik është paraqitur ndonjëherë edhe si nevojë e domosdoshme për shtetet që aspirojnë të zbatojnë në praktikë demokracinë perëndimore! Andaj, rotacioni është një element që gjen zbatim të duhur te një shoqëri të qytetëruar, që për kulturë politike e kanë prirjen për të zgjedhur elementin e rotacionit politik, që është ndryshimi i sistemit me një sistem tjetër politik.
Rotacioni mund të sjellë në esencë fate të reja në bindjet politike, dhe sigurisht një sistem ndryshe nga sistemi i mëparshëm…