Sonte në Tetovë, organizata bëmirëse Rotary Club organizoi debat me kandidatët që deri më tani kanë treguar seriozitet më të lartë për kryetar të komunës së Tetovës, Teuta Arifi nga rradhët e BDI-së dhe Adnan Neziri nga rradhët e Aleancës për shqiptarët.

Debati u organizua në hapësirat e hotel Lirak në Tetovë, ku anëtarët e këtij klubi me renome botërore, i cili ka përbërje të përzier ndëretnike, shqiptar, maqedonas dhe turq të cilët jetojnë dhe veprojnë në Tetovë.

Në debat kishte mjaft fërkime dhe replika mes kandidatëve Neziri dhe Arifi, por gjithëçka në suaza të argumenteve reale dhe faktike./fol.mk