Natyrën e hapur të Roza Latit e njohin të gjithë, ashtu siҫ e dinë se sa herë ka diҫka për të thënë, e ka të pamundur ta mbajë të fshehur edhe nga publiku. Megjithatë, ndërsa i kthehet kohës pas, ka disa gjëra të pakëndshme të cilat ia trazojnë gjendjen.

Ndoshta askujt nuk mund t’i kishte shkuar në mend se një natyrë aq ҫapkëne si ajo, llastica e ëmbël që njohim të gjithë, është veҫse një “koracë” për të qëndruar e mbrojtur nga bota. Kush e kishte menduar që vajza e një artisteje si Rita Lati mund të kishte kaluar një fëmijëri me dhunë, si jo pak familje shqiptare?

roza

E ftuar në rubrikën InStyle në InTv, mbrëmjen e sotme, Roza ka surprizuar ndërsa ka filluar të rrëfejë për fëmijërinë e saj: “Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë. Kam kaluar një fëmijëri që asnjë fëmijë nuk do doja ta kalonte, me dhunë familjare. Po i them këto gjëra troҫ këtu për t’u lënë njerëzve të kuptojnë se, nëse më gjykojnë për llasticë tani, është thjeshtë flluska ime e jashtme që unë izoloj veten nga bota…” – tregon Roza.

Në një rrëfim për stilin e veҫantë, për punën, por edhe për jetën private, Roza nuk ka refuzuar edhe të tregojë pse nuk poston foto personale me të dashurin në profilet sociale: “Si dreqin mund të postoj unë foto me të dashurin tim, kur e di që ka ulkonja që hanë plehrat që unë lë mbrapa. Po flas troҫ…” – thotë ajo në videon e mëposhtme, në të cilën zbulon edhe të tjera serkrete për veten.