Fituese e këtij edicioni të festivalit të muzikës së lehtë moderne “Kënga Magjike 2016” është Rozana Radi. Me çmimin e vendit të dytë u vlerësua Anxhela Peristeri, ndërsa me të tretin Arilena Ara.

Në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve u ngjitën në skenë 21 artistë. Për secilin prej tyre, produksioni, si edhe në edicionet e kaluara ndau nga një çmim sipas kategorive ku konkurronin.

Më poshtë gjeni fituesin për çdo kategori:

Artiola Toska dhe Bruno fitojnë “Çmimin Hit”

Anxhela Peristeri merr çmimin e Interpretimit.

Tuna merr çmimin e Kritikës.

Era Rusi merr çmimin ” Kënga Stil”

Mariza Ikonomi fiton çmimin “Best Euro Trend”

Cmimi Best Balade shkon per Arilena Ara “Nentori”

Elgit Doda fiton Çmimin Kantautori më i mirë.

Rozana Radi merr çmimin Best Artist on Ëeb

Eranda Libohova dhe Xhesi rrëmbejnë çmimin “Best Duet”

Cmimi RTV21 Kosove & TV21 Maqedoni per Berkan

Klea Huta dhe Alar Band fitojnë çmimin e Tv Klan.

Endri dhe Stefi rrëmbejnë çmomin Best Kontributi në Vite.

Eliza Hoxha fiton Çmimin e Produksionit

Çmimi Best Female Voice rrëmbehet nga Flaka Krelani.

Best Male Voice e rrëmben Valon Shehu

Soni Malaj merr çmimin “Best Performance”

Erik Lloshi rrëmben “Çmimin Diskografik”

Gerta dhe Johne Van Ride fitojnë çmimin “Best Dance”

Alban Ramosaj rrëmben çmimin “Best Tendence”