Dje rreth orës 7:30 në rrugën “11 Oktomvri” të Kumanovës, derisa A.I. (48) nga fshati Sllupçan, me personin F.J., kanë qëndruar në ëmbëltoren “Romantika”, kanë ardhur F.H. (46), F.S. (48) dhe F.Z. (51) të gjithë nga fshati Çerkez.

F.Z. e ka spërkatur me sprej në sy A.I.-në, ndërkaq më pas F.S. me shtyllë metalike e ka goditur në kokë dhe trup.

A.I. me veturë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente në Kumanovë ku edhe janë konstatuar lëndimet në trup dhe i njëjti është mbajtur në spital për mjekim të mëtutjeshëm. Po ndërmerren masat për pastrimin e plotë të rastit.