Pesë persona janë përleshur mes vete sot rreth orës 12:00 në afërsi të Kuvendit Komunal, në Deçan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, dyshohet se në përleshje janë përdorur dhe mjete të mprehta (thika), dhe siç tha ai katër persona kanë marrë lëndime trupore ku janë duke u trajtuar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 12:00 policia është njoftuar për një incident, i cili ka ndodhur në afërsi të Kuvendit Komunal të Deçanit. Në përleshje kanë qenë të përfshirë pesë persona, prejt tyre katër kanë pësuar lëndime dhe dyshohet se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta (thika). Katër të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai po ashtu tha se të gjitha njësitet përkatëse relevante kanë dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu për “Radio 1”, ka thënë se dy nga të lënduarit janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtutjeshëm.