Mbrëmë në ora 2.30 në Probishtip në tregun e qytetit, ku është mbajtur manifestimi “Legovec Land Vinterlend 2017”, ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Pas një grindje verbale erdhi në një rrahje masive në mes disave personave, transmeton TetovaSot.

Sipas policisë, në rrahjen masive kanë marrë pjesë N.M (27) dhe M.P. (24) nga njëra anë dhe V.Z. (39) E.Z. (31) dhe D.P. (33), në anën tjetër, përndryshe të gjithë nga Probishtipi.

Policia po merr masa për zgjidhjen e plotë të rastit.