Ende nuk është mbyllur të pamurit për kryetarin tashmë të ndjerë të Dibrës, Ruzhdi Lata, kurse në qytet ka filluar të “vlojë” situata. Burime partiake kanë deklaruar për portalin medijal.com, se gara e nxehur për të zëvendësuar Ruzhdi Latën, mbrëmë ka eskaluar edhe në shkëmbim grushtash.
Sipas këtyre burimeve, grushtat kanë shpërthyer mes funksionarit nga Dibra, i njohur me nofkën “Direktori” dhe një funksionari tjetër poashtu nga Dibra, i njohur si “Kolumnisti”.
Më keq ka kaluar “Kolumnisti” të cilin “Direktori” e ka zhdëp në dajak. Edhe pse ka marrë lëndime jo të lehta gjatë rrahjes së mbrëmshme, kolumnat e “Kolumnistit” nuk do të na mungojnë, sepse edhe ashtu ato ia shkruan dikush tjetër, e jo vetë “Kolumnisti”, thonë këto burime nga Dibra. Ndërkohë jemi në pritje të deklaratave që na i kanë premtuar dëshmitarët okularë të rastit në kafenenë ku ka ndodhur rrahja, e ndoshta edhe të ndonjë fotografie apo incizim.