Një rrahje, mes dy bashkëfshatarëve ka ndodhur dje në Reçicë të Vogël, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Për këtë rast, rreth orës 18:25 është arrestuar 69-vjeçari me iniciale Xh.Z. nga Reçica e Madhe, i cili para gjysmë ore është denoncuar nga fqinji i tij, 51-vjeçar me iniciale N.S.

“Rreth orës 15.00 në Reçicë të Vogël, Xh.Z e ka sulmuar, ku ka përdorur edhe mjet të mprehtë me çka e ka lënduar N.S. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër Xh.Z. do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim, përcjell TV21.