– Në një atmosferë të tensionuar dhe emotive ka përfunduar marrja në pyetje e prindërve të vogëlushit Almir Aliu, nga Kumanova, i cili muaj më parë në mënyrë mizore u vra nga bashkëqytetari i tij, Bobab Iliq.

Krahas prindërve të katër vjeçarit të ndjerë, të cilët javën e kaluar kanë dhënë dëshmitë e tyre në Prokurorinë Publike, sipas avokatit të familjes Aliu, Asmir Alispahiç, Prokuroria në periudhën që vijon pritet të thërras edhe dy dëshmitarë tjerë lidhur me rastin që e tronditi opinion në Maqedoni.

Përshkrimi i ngjarjes dhe tregimi i arsyeve të kësaj ndodhie të kobshme, siç deklaron për gazetën KOHA avokati Alispahiç, kanë qenë arsye shtesë që babai dhe nëna e Almirit të ndjerë, disa herë të ndërpresin rrëãmin e tyre para Prokurorëve hetues. Në kuadër të këtij rasti, Prokuroria ka dhënë urdhër për t’u kryer ekspertiza, gjegjësisht marrja në pyetje e të dyshuarit të parë vrasësit Iliq, i cili ka refuzuar të äasë ndërsa është mbrojtur me heshtje.

“Familjarët e Almirit, si prindërit po ashtu edhe rrethi më i ngushtë familjar, si dhe pala mbrojtëse kërkon shqiptimin e dënimit maksimal ndaj vrasësit, respektivisht burg të përjetshëm. Dy prindërit, gjatë marrjes në pyetje nga Prokurori e treguan të vërteten e ndodhisë, nga ãllimi i ofendimeve të cilat i akuzuari i parë Boban Iliq, ia ka adresuar babait të Almirit në spital. Pastaj kohën kur së bashku me vëllain e tij, vrasësi është paraqitur para spitalit dhe i kanë pritur. Ofendimet më të rënda, sipas babait Sedat Aliu, kanë vazhduar kur Iliqi ka fyer ndenjët fetare dhe kombëtare të tij.

Prindërit e Almirit, pasi që kanë vërejtur se situatë është qetësuar janë larguar nga spitali, ndërsa i dyshuari i parë së bashku me vëllain e tij, me një shpejtësi të madhe, me paramendim për t’i mbytur të tre anëtarët e familjes Aliu, i ka shkelur me veturë”, thotë për gazetën KOHA avokati Alispahiç.

Njëherësh, para Trupit hetues prindërit edhe njëherë kanë dëshmuar se arsyeja apo motivi i kësaj zënkë ka qenë se ato e kanë lejuar një grua të shtyrë në moshë të futet para tyre për kontroll tek mjeku. («…më tepër lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOHA..»)