Janë refuzuar të gjitha ankesat e PSP për vendosjen e masës paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ish ministren e brendshme Jankullovska, ish ministrin e transportit Janakievski, ish shefin e kabinetit të Gruevskit, Martin Protogjer dhe ish sekretarin gjeneral të qeverisë Kiril Bozhinovski, bëjnë të ditur burime nga gjykata e Apelit transmeton Zhurnal.mk

Janë refuzuar edhe ankesat e tyre për pasaporta gjë që që mbetet në fuqi masa që ata të paraqiten në gjykatë një herë në javë.

Vendimet do të bëhen publike ditën e nesërme ndërkohë që kundër këtyre vendimeve palët nuk kanë të drejtë ankese.