MAQEDONIRrëshqitje të dheut, ja rrugët e bllokuara, edhe në Shipkovicë – Kodra e Diellit

ByLajmpress333

E postuar më 11-02-2018, 11:39

Për shkak të heqjeve të rrëshqitjeve të dheut pranë fshatit Istibanjë, trafiku në aksin rrugor Koçan- Makedonska Kamenicë është ndërprerë. Ndalim për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese ka edhe në qafën malore Gjavatë dhe Strazhë dhe akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe në fshatin Shipkovicë- Kodra e Diellit.

Për shkak të mjegullës dukshmëria në rrugën fshati Shipkovicë-Kodra e Diellit është ulur nga 30 deri në 40 metra, informon LAMM në raportin e mëngjesit mbi gjendjen e rrugëve.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa. Borë bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Resnjë, Krushevë, Bukovë, Gjavatë Pletvar Presekë, Zheleznec Kriva Pallankë Stracin, Kullë, Gostivar, Kërçovë, Makeedonski Brod, Pavleshnicë, Dibër dhe Prilep.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.