Dëme nga ngricat pranverore në Kavadar kanë paraqitur rreth 2,600 bujq, deklaroi sot Zoran Shalev, shef në njësitin rajonal të Kavadarit në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Nëntë komisione ende janë në terren të cilët punojnë në konfirmimin e pasojave nga temperaturat e ulëta, të cilat këtë pranverë e kapluan rajonin e Tikveshit, njofton AIM.

“Bujqit kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e pësuara te vreshtat dhe mbjelljet e pemëve. Njohuritë e para nga tereni flasim se ngrirja te pemët dhe vreshtat lëviz prej dhjetë deri në një qind për qind, varësisht nga komunat kadastrale dhe vendndodhja e mbjelljeve”, theksoi Shalev. Më të mëdha janë dëmet te mbjelljet afër lumit Luda Mara dhe Cërna.