Numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në botë është pranë shifrës 45 milionë, 1.169.595 njerëz kanë vdekur deri më tani ose rreth 4 për qind, dhe 32.347.529 njerëz janë shëruar.

Aktualisht janë 10.621.774 raste aktive, sipas të dhënave nga faqja e internetit e Worldometers.

Simptoma të lehta të sëmundjes shfaqen nga 99 për qind e pacientëve, ose 10.541.893 njerëz, ndërsa 79.881 pacientë janë në gjendje kritike, ose një për qind.

Numri më i lartë i rasteve të konfirmuara është ende në Shtetet e Bashkuara, 9.010.027, ndjekur nga India me 7.988.735, Brazili me 5.415.671, Rusia me 1.547.774 dhe Franca dhe Spanja me rreth 1.2 milion secila.

Situata epidemiologjike në Evropë po përkeqësohet me një numër rekord të rasteve të reja çdo ditë. Franca kryeson me më shumë se 33.000 pacientë në 24 orët e fundit, Britania e Madhe me 22.885, Italia me 21.994, Spanja me 18.418 dhe Rusia me 16.550 të infektuar rishtas.

Drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, vlerësoi se Evropa ka nevojë për një përshpejtim serioz në luftën kundër pandemisë dhe paralajmëroi se mungesa e kapacitetit për monitorim efikas të kontakteve mund të çojë në një përkeqësim të situatës.

Numri i rasteve në Evropë është 46% e të gjitha rasteve të regjistruara në botë, me një të tretën e të gjitha vdekjeve midis pacientëve me COVID-19 në botë, kujtoi Ryan në konferencën për shtyp në Gjenevë. /KP