Nga NEBI MËRSELI/

Natën e 11 dhjetorit disa do të festojnë, disa do të kënaqen me rezultatet e zgjedhjeve, e disa me pezmë e hidhërim do të presin ditën e ardhshme. Ka vend edhe për disa që janë për herë të parë në garë zgjedhore dhe, pavarësisht, rezultatit, të jenë në mes – as fitues as humbës! Është rrjedh e logjikshme që këto zgjedhje të dalin humbas Ali Ahmeti e Nikolla Gruesvki. Bashkëqeverisja njëdekadëshe përftoi me aromën e erërave të ndryshimit! VMRO-DPMNE do të humb primatin te elektorati maqedonas, ndërsa BDI-ja do të del partia më e votuar ndër shqiptarët!

Arsyet janë të shumta, nuk duhet numëruar apo përmendur. Kanë bërë njëmijë e njëqind zullume dhe e kanë mbushur kupën! Vetëm dhuna zgjedhore, mbushja e kutive e makinacionet e inxhinieringut të fabrikuar për përvjedhjen e votave mund t’i shpëtojë.

Por, edhe nëse fitojnë, Ahmeti dhe Gruevski nuk kanë nga t’ia mbajnë. Janë futur në oazën e zallit të gjallë!ro Shqiptarët e bllokut opozitar, edhe pse jo të bashkërenditur nominalisht, lehtë mund të gjejnë shtegun që do të shpëtonte shqiptarët dhe këto parti politike, të cilat më tepër pikësynim e kanë mposhtjen e BDI-së sesa të fitojnë vetë.

I takon Menduh Thaçit që të tejkalojë vetëveten dhe të tërheq me vete të papërvojët – Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindja me Besë, e qysh natën e së dielës të urojnë Zoran Zaevin dhe LSDM-në. E, të nesërmen, tok, të farkojnë parakushtet për pjesëmarrje. Nëse duan shqiptarët të ndryshojnë Maqedoninë e mykosur ndër vite, atëherë e kanë mundësinë. Kuptohet pa Ali Ahmetin, sepse cdo lloj kombinatorike e përfshirjes së tij në bashkëbisedime, do të përshtjellonte gjërat, ngase ia ka bërë vetes rrugën për në opozitë. Pavarësisht rezultatit zgjedhor, Alenca për Shqiptarët dhe Rilindja me Besë duhet të jenë të prirura nga PDSH-ja.

Për shumë arsye. Arsyeja më kryesore është se Menduh Thaçi është zotuar se do të jetë pjesë e ekzekutivit, dhe nuk do ta kishte lehtë Zaevi të bënte sallta. Nëse PDSH merr 7 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 6 dhe Rilindja me Besë po ashtu 5, apo renditja e këtyre partive të jetë ndryshe me mandate të fituara, nuk duhet të ngushtohet në sasinë matematikore. E rëndësishmja është se qëllimi i këtyre tri subjekteve është i përbashkët – eliminimi nga skena politike e Gruevskit dhe Ahmetit.

Nuk e ka lehtë PDSH-ja në krye me të pandryshueshmin Menduh Thaci, Aleanca për Shqiptarët me Ziadin Selën të konvertueshëm njëtrajtësisht dhe dy grupacione të tjera të padefinuara, po ashtu nuk do të kenë lehtë këta të Besës ngase varen nga tutorizmi i Kim Mehmetit. Por, duhet të jenë të përbashkuar rreth Zaevit, si opsion më i mirë nga dy opsionet e këqija. Sikur të bëhej nga bashkëqeverisja e përbërjesë së tillë, Maqedonia do të ketë edhe një shansë – marrëveshje gjentëlmene për zgjidhjen e çështjeve të hapuara për shqiptarët – përdorimi i gjerë i gjuhës shqipe, ndarja e buxhetit në mënyrë proporcionale, mekanizmi i vetos në qeveri, si dhe zgjidhja e cështjes kontestuese – emrit kushtetues dhe hapja e rrugës së proceseve të integrimit në NATO dhe BE-së.

Po qe se Zaevi zgjedh BDI-në si partnere, në qoftë se del mrekullisht fitese e zgjedhjeve ndër shqiptarët, atëherë shqiptarët nuk kanë më çfarë të kërkojnë në parlament. Rruga e tyre politike përfundon me rikycjen e Ali Ahmetit në pushtet. Dhe, duhet lënë t’i jap timonit deri në theqafje. Atëherë shqiptarët e Maqedonisë nuk meritojnë përfaqësim më të mirë! Del se janë mashtrues, e mashtruesin përherë e mashtron mashtruesi me i madh!