Ato janë mikesha të hershme mes tyre dhe miqësia e tyre duket se me kalimin e viteve nuk është zbehur aspak, por përkundrazi.

E ndërsa ditën e djeshme këngëtarja Rezarta Shkurta festonte ditëlindjen, ku sigurisht nuk ka munguar mikja e saj e zemrës, Zaimina Vasjari, ka zbuluar një sekret 

“Shumë pak veta e dinë që shoqëria jonë ka nisur që në moshën 10 vjeç… Dhe ja sot mbas 20 vitesh duke festuar me ty dhe e bekuar që të kam në jetën time Zaimina Vasjari”, shkruan Rezi në një foto të postuar në Instagram, me një buqetë të madhe me trëndafila, të cilën duket se e ka marrë dhuratë.