Mediat kineze kanë raportuar se një aeroplan i Kinës me 133 persona është rrëzuar në provincën Guangxi.

Ende nuk dihet numri i viktimave, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rrëzimi i avionit Boeing 737, në një rajon malor, çoi në një zjarr në pyll, raportojnë mediat shtetërore.

Fluturimi “MU5735” ishte planifikuar të nisej nga Kunming në orën 13:15 me orën lokale dhe ishte rrugës për në Guangzhou.

Ekipet e shpëtimit janë vendosur në zonë.

Gjurmuesit e fluturimit “FlightRadar24” e konsiderojnë vendndodhjen e avionit si “të panjohur”.