Ballina Lajme Maqedoni Rrihet dhe vidhet një 18 vjeçar në Kumanovë

Rrihet dhe vidhet një 18 vjeçar në Kumanovë

18 vjeçari B.K. nga Kumanova ka paraqitur se derisa është shëtitur në shëtitoren e Kumanovës, personi A.D., të cilin e ka njohur edhe më parë, i ka kërkuar që t’i jep para për lap-top, njofton Portalb.

Por, pasi që B.K. i ka thënë që nuk i ka borxh para për lap-top. A.D. e ka goditur disa herë me shuplaka në fytyrë, e ka kapur për xhaketë dhe e ka tërhequr duke e rrëzuar për toke. I njëjti ia ka marrë xhaketën, ku ka pasur telefon mobil dhe mbushës  për telefonin dhe ka ikur. /Portalb