Pensionet e shtatorit që pensionistët do të marrin në tetor do të jenë më të larta për 1,8 për qind konform harmonizimit të pensioneve për vitin 2018 për 1,8 për qind i cili që do të bëhet konform rritjes së pagave dhe shpenzimeve për jetesë, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në vlerën e kësaj pagese, në mënyrë retroaktive do të kyçet edhe harmonizimi i ri i pensioneve prej 1,8 për qind për muajt korrik dhe gusht.

“Kjo do të thotë se vlera e mjeteve që pensionistët do t’i marrin në tetor si pension për shtatorin do të jetë më e lartë në krahasim me shumat e pensioneve të paguara për muajt korrik dhe gusht. Me pensionin e tetorit, pensionistët rregullisht do të marrin vlerë të harmonizuar të pensionit me përfshirjen të 1,8 për qind, por pa dallime shtesë nga periudha paraprake”, thonë MPPS.

Pensioni mesatar për muajin shtator në Republikën e Maqedonisë me harmonizimin e përfshirë prej 1,8 për qind arrin 14.500 denarë, ndërsa në shtator të vitit 2016 ka qenë 13.106 denarë.

Ky është harmonizimi i dytë i pensioneve. Harmonizimi i parë i pensioneve ishte bërë në fillim të vitit 2018 dhe ka arrinte 1,69 për qind.