Konsumatorët e Maqedonisë janë përgjithësisht të njohur me prodhimet organike, por ende nuk e dinë saktë sesi ta njohin nëse ndonjë produkt është organike ose jo.

 

Siç thotë Goran Angelovski nga Federata e prodhuesve të prodhimeve organike të Maqedonisë, blerësit ende kanë pasiguri, vakum në dijeninë rreth problematikës, rregullave të bujqësisë organike.

‘Ekzistojnë tre arsye pse pjesa më e madhe e konsumatorëve vendosin të konsumojnë prodhime organike. Ata janë tre arsye të lidhura me nivelin e edukimit, veçanërisht vetëdijen e shpenzuesve. Për fat të keq, ne në Maqedonisë shkojmë në linjën më të lartë, por ende jemi në nivelin e parë të vetëdijes. Konsumatorët janë të interesuar të konsumojnë prodhime organike, para se gjithash, për shkak të shëndetit të tyre personal dhe shëndetëtit të të afërmëve të tyre përderisa në vendet perëndimore, ‘në fuqi’ është në nivelin e dytë. Praktikisht, vetëdija për ambientin jetësor dhe për përfitime sociale nga prodhimet organike janë të befasueshme me arsyen e parë, se duhet të jemi të shëndetshëm’, thekson Angellovski.

Sipas tij, për fat të keq, në Maqedoni ende ka konsumatorë të cilët nuk e kuptojnë përfundimisht prodhimin organik dhe priten çështje të pamundura nga to.

Në lidhje me prodhimet organike, Federata e prodhimeve organike në dy muajt e kaluar 2016 ka organizuar disa ngjarje edukative. /Telegrafi/