Në tremujorin e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4,935 lindje, derisa në Çair, Kumanovë e Tetovë janë regjistruar më së shumti lindje.

“Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 4.8% dhe arrin në 4 935 lindje të gjalla”, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika.

Në Çair janë regjistruar 272 lindje, në Kumanovë 267, Tetovë 266, derisa më së shumti vdekje janë regjistruar në Manastir, Prilep, Kumanovë dhe Çair