Sekretariati i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër katër personave të cilët më 31 mars tentuan që në sheshin e Kumanovës të ulin flamurit shtetëror të Maqedonisë për të vendosur flamurin shqiptarë.

Padia penale është ngriur kundër L.K.(21) dhe 17 vjeçarit  të dy nga Sllupçani dhe dy persona të panjohur për veprat penale: shkaktim urrejtje kombëtare, racore dhe fetare si dhe sulm ndaj personi zyrtar të sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur me datë 31 mars,  në sheshin e Kumanovës, ku personat e pandehur kanë tentuar ta heqin Flamurin shtetëror të R. Maqedonisë dhe në të njëjtin vend ta vendosin Flamurin shtetëror të R. Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.Sipas njohësve të cështjeve të drejtësisë të rinjt shqiptarë rrezikojnë nga 5 vite burg.