Numri i të vdekurve nga një shpërthimi gazi në qendër të Parisit ka shkuar në katër. Punonjësit e kërkim-shpëtimit gjetën trupin e një gruaje në rrënoja.

Dy zjarrfikës dhe një turist spanjoll u vranë gjithashtu në shpërthimin e së shtunës (12 janar) në një furrë buke pranë një zone të populluar.

Dhjetëra persona u plagosën në shpërthim. Ndërsa bizneset, ndërtesa e rrugët përreth u dëmtuan.

Shkaku i incidentit të rëndë raportohet të jetë aksidental.

Rreth 30 zjarrfikës u përfshinë në kërkim e një gruaje u shpall e zhdukur.

Ende nuk është konfirmuar nëse trupi i gjetur është i gruas së zhdukur.