Mbështetja për kancelaren Angela Merkel nga votuesit gjermanë është rritur, sipas një sondazhi të bërë pasi ajo paralajmëroi se Evropa nuk mund të llogaritej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleate e besueshme.

Mbështetja për partinë konservatore të Merkelit, CDU dhe partinë e tyre bavareze motër CSU është rritur me një pikë përqindje në 39 për qind, sipas një sondazhi të përjavshëm të votuesve të publikuar të mërkurën nga instituti i sondazheve “Forsa” në Berlin.

Sipas sondazhit të zhvilluar nga 28 maji deri më 2 qershor, ku u morën në pyetje më shumë se 2.500 votues, Merkel shënoi një rritje të popullaritetit pasi ajo paralajmëroi në një fjalim se “kohërat ku ne të mbështetemi plotësisht tek të tjerët nuk ekzistojnë më”.