Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar rreth 320 anëtarë.

Të rinjtë janë bërë pjesë e Vetëvendosjes sot në Prizren. Në një fjalë rasti, atyre u është drejtuar deputeti Mytaher Haskukaj.

Ai u ka thënë të rinjve se me anëtarësimin e tyre në Vetëvendosje janë betuar se do të ruajnë Republikën, transmeton IndeksOnline.

“Jeni betuar se do të vazhdoni të ruani Republikën. Jeni betuar se do ta mbroni një Kosovë ku çdo qytetar është i barabartë,  një Kosovë ku udhëheqësit nuk kanë imunitet”, ka thënë deputeti ndër të tjera.

Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarë tjerë të Vetëvendosjes, si deputeti Rexhep Selimi dhe Sekretari Organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj./Indeksonline/