Qytetarët çdo ditë përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë, duke filluar nga derivatet, produkteve ushqimore, periumeve dhe frutave. Në qoftë se vazhdon ky trend qytetarët me të ardhura minimale vështirë se do ta përballojnë muajin. Paga mesatare mbetet e njejtë ndërsa shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe arrin 34.000 denarë në muaj.

“Çmimet janë të larta sikur të jetonim në Europë. Nuk e di si të jetojmë me këto rroga. Rrogat janë shumë të ulëta 200-300 euro. Çfarë të bëjmë me këto para me 5 anëtarë në familje”

“Me pension prej 25 mijë denarëve nuk mund ta kalojmë muajin me të gjithë anëtarët e familjes. E mos të flasim për ata që marrin rrogë minimale. Katastrofë është situata”.

Ndërsa shitësit ankohen se shumë pak kanë shitje të mallit. Njëri prej tyre thotë se gjatë tërë ditën fiton vetëm 100 denarë.

“Nuk ka punë. Tërë ditën i fitoj 100 denarë. Populli nuk ka para.

-A janë të shtrenjtuara produktet?

“Jo vetëm 10 denarë”.

“Sot fare nuk kanë blerës”

Si po ja dilni?