Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, është 24.950.630.000 denarë (4.364.227.000 dollarë) dhe shënon rritje prej 5,4 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2015, publikoi sot Enti Shtetëror për statistikë.

Vlera e mallit të importuar, madje, në periudhën janar-nëntor vitin e kaluar ka qenë 339.520.438.000 denarë (6.130.290.000 dollarë) që është për 5,2 për qind më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2015.

Deficiti tregtar, në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, është 97.569.807.000 denarë, ndërsa mbulimi i importit me eksport 71,3 për qind.

Këmbimi tregtar sipas produkteve tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve me metale të çmuara ose komponime të tyre, sete të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikeli dhe rrobat.

Në import, madje, më shumë janë të pranishme platini dhe legurët e platinit, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe leguret e tij, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe energjia elektrike.

Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë.