Lansimi i Galaxy S8 po afrohet dita -ditës,një fotografi e re që supozohet  se shfaq celularin e ri është shfaqur në internet.

 

Duke e parë fotografinë, ju do të shihni se në celular nuk ka më bezelë dhe gjithashtu do të vëreni se butoni fizik nuk gjendet më askund.

Kjo fotografi tregon gjithashtu një buton në ekran të Galaxy S8, transmeton Gazeta Express.

Sipas fotografisë, celulari ka skaje të rrumbullakosura ngjashëm si fotografitë e mëparshme që kemi parë deri më tani.