Shkruan: Ardit Ramadani

Lajmet të cilat i recensojmë rrjedh nga një zinxhir i lajmeve të rreme për të njëjtën temë. Tre javë më herët megafonat e partive të ndryshme politike shpifën me atë se “Taravari ka ndarë tender 700.000 euro për Mukovskin”.

Lajmi i parë është transmetuar nga disa portaledhe në titull lajmi pretendon se kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka ndarë tender prej 700.000 eurosh për Mukovskin, i cili vjen nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

“TARAVARI i ka dhënë 700 mijë euro TENDER Krsto Mukoskit të VMRO-së, shkaktarit për rrahjen e ZIADIN SELËS” thotë titulli i lajmit që recensojmë, të publikuar me datë 06.07.2020.

Ndërkaq, përderisa në titull pretendohet një gjë e tillë, madje duke përmendur një tragjedi siç ishte ajo e 27 prillit, brenda në tekst shpjegohet se tenderi është ndarë për kompaninë e cila udhëhiqet nga daja i Mukovskit, edhe atë në kohën kur Taravari ishte ministër i Shëndetësisë.

“Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë periudhës sa ka ushtruar postin e Ministrit të Shëndetësisë, i ka ndarë TENDER dhe i ka paguar përmes disa transaksioneve 43 milion denarë apo 700 mijë euro dajës së Krsto Mukoskit, deputetit të VMRO-DPMNE-së, i cili me 27 Prill të vitit 2017 u hapi dyert protestuesve të dhunshëm të cilët më pas rrahën pothuajse për vdekje pikërisht kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela” shpjegohet më pas në lajm.

Lajmi i dytë është publikuar sot nga një portal i cili njihet për masën si megafon i një partie politike, gjegjësisht Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe për të ja vendosur pikën shpifjes së parë, ky “gazetar” tani pretendon se Mukovski i ka dhuruar Taravarit vota në shenjë falënderimi.

“Mukovski shpërblen Taravarin me 7 vota” shkruan titulli i lajmit që recensojmë.

Për të dëshmuar këtë, “gazetari” i Tetova Sot ka përdorur “screenshot” nga faqja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ku shihet si koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në Vevçani, ku shihet se ky koalicion në Vevçani ka fituar 7 vota, kujtojmë se Mukovski e ka origjinën nga kjo komunë.

“Mukovski pasi e mori tenderin nga ish ministri i shëndetësisë Taravari derisa ishte në pushtet me BDI në dhe LSDM-në, tash ja kthen borxhin në këmbim të votave përcjellë. Në njësinë zgjedhore numër pesë në Vevçani ASH ka arritur të merr 0.52 % që i bie 7 vota” shkruan autori i këtij shkrimi.

Kujtojmë se vota është e fshehur dhe nuk është punë e gazetarit që publikisht, përmes lajmeve të drejtoje gishtin te ndonjë person i caktuar, duke thënë se “ky ka votuar atë” për shkak se kjo mund të quhet si sulm ndaj një procesi demokratik, siç është ai i votimit.

Në të dyja “lajmet” shihet qartë se “gazetari” në maksimum është munduar të manipulojч me ndjenjat e lexuesve, së pari duke përmendur dhe përsëritur disa here ngjarjen e 27 prillit, ku i dyshuar për hapjen e dyerve është Mukovski dhe e dyta duke drejtuar gishtin nga koalicioni “Tash është koha”, me idenë se këta dy parti janë mbështetur edhe nga maqedonasit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni e përmes këtij formulari