Një familjeje katëranëtarëshe në Maqedoni për ta kaluar muajin i nevojiten 525 euro edhe atë vetëm për prodhimet dhe shërbimet e nevojshme. Këto janë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave, sipas të cilëve në shtator, vetëm për ushqim dhe pije qytetarëve u janë nevojitur rreth 217 euro.

Pjesa tjetër e shportës së konsumit ka të bëjë me mirëmbajtjen e shtëpisë dhe shërbimet komunale për çka familjet duhet të ndajë nga 170 euro. Higjiena, transporti dhe veshmbathjet qytetarëve i kuhstojnë rreth 38 euro, ndërsa sa i përket shëndeti është shpenzuar më pak, që është 11 euro.

Qytetarët që i anketoi Alsat-M thonë se me rrogat në vend mezi ia dalin, duke pasur parasysh rrogën mesatare prej rreth 360 euro, ndërsa dikush nuk merr as aq.

Në shportën minimale të Sindikatës janë përllogaritur shpenzimet e nevojshme, pa përllogaritur shpenzimet për makinat, paratë për pushime dhe të ushqyerit në restorante. Duke pasur parasysh se paga mujore prej 525 euro për shumë qytetarë është e paarritshme, pjesa më e madhe e popullsisë nuk kanë para as për nevojat themelore për jetesë./Alsat-M/