Sindikata e të punësuarve në organet e gjyqësorit përshëndet rritjen e pagës për 5% të të punësuarve në administratën publike por theksojnë se kjo nuk është e mjaftueshme. Nga SPOGJ thonë se rritja kaq e ulët e pagave për referentët, pa e llogaritur shtesën për rrogë dhe ushqim do të jetë 11.747 denarë, ndërsa për referentët e lartë 12.300 denarë. Sekretari i përgjithshëm i SPOGJ, Trpe Deanoski tha se kjo i shtyn të punësuarit që të japin dorëheqje nga puna dhe të regjistrohen për ndihma sociale, pasi për një familje prej 4 anëtarë ajo është 12 mijë denarë. Deanoski shton se me rritjen prej 5 %, nëse ushqimi dhe rruga e të punësuarve do tu paguhej veç, do të vërehet se pagat sërish do të jenë shumë të ulëta.

Paga për referentët e ri do të jetë 13.883 denarë, paga e referentit do të jetë 14.947 denarë, paga e referentëve më të lartë do të jetë 15.500 denarë. Por edhe këto shuma të pagave nuk janë reale. Në pagat e administratës që nga viti 2009 llogariten dhe ushqimi edhe transporti. Ushqimi dhe transporti nuk duhet të jenë pjesë e pagës, ato janë harxhim e jo pagë. Shuma momentale e harxhimit për ushqim dhe transport e cila është inkuadruar në pagë është 3.200 denarë – deklaroi Trpe Deanoski, POSGJ. /Alsat M/